Kujtim Shala ka fajësuar selektorin dhe krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës për humbjen e thellë nga Kroacia.
Shala e ka kritikuar ashpër selektorin e Kosovës, Albert Bunjaki, por edhe krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës për humbjen e thellë nga Kroacia.
Kosova u mposhtë me rezultat 6:0, që është i papranueshëm për Shalën.
“Kjo është turp. Edhe pse kur e shohim kush e udhëheq Kosovën, nuk është qudi që Kroacia ka qenë kaq bindëse. Por, mund të them se kanë kaluar mirë marrë parasysh kush i udhëheq”, u shpreh ai për mediat kroate, përcjell “Lajmi.net”.
“Tmerr i vërtetë. Nëse kanë pak fytyrë, krerët e Federatës duhet të përgjigjen për këtë, por nuk kanë. Kroacia është më e mirë, këtë e kuptoj, por të humin 6-0?”, u shpreh ai.