Pas dështimit të takimit të 14 shatorit në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë, situata në veri mund të eskalojë sërish, i tha Ekonomia Online, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala.
Kjo sipas tij, mund të ndodh nëse nuk ndërhyjnë mekanizmat ndërkombëtarë, në mënyrë që mos të përsëritet situata sikurse para dy vitesh dhe ajo e majit të këtij vit, ku u lënduar numër i madh i pjesëtarëve të KFOR-it.
Shala pohon se duhet të punohet drejtë normalizimit të plotë ndërmjet të dy vendeve në mënyrë që veriu i Kosovës mos të bëhet varët e krizave, duke kërkuar sërish përkrahjen e ndërkombëtarëve në këtë drejtim.
“Tani më narrativa e krijuar pas takimit të dështuar në Bruksel në mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti, sipas të gjitha gjasave tani më presim që në javët në vijim në qoftë se nuk do të kemi ndonjë intensitet të shtuar të diplomacisë ndërkombëtare atëherë situata mund të na ripërsëritet siç ka qenë në 2022 dhe 2021 ku patëm përshkallëzim të jashtëzakonshëm të situatës së sigurisë, me theks të veçantë duhet të potencohet muaji maj i 2023 ku patëm edhe ushtar të KFOR-it të lënduar pra çdo gjë do të varet tani më nga pozicionimi dhe qëndrimet diametralisht kundër ndërmjet të dyja palëve”.
“…po shpresoj që mekanizmat ndërkombëtar do vazhdoj rrugën e saj, drejt normalizimit të të dyja niveleve për të arritur qëllimet e saja që Kosova të mos jetë vatër e krizës qysh është planifikuar sipas agjendave të caktuara që Kosova të rrëshqas një vatër e krizës pra mund të themi që vatra e krizës nuk do të duhet të jetë Kosova dhe çdo gjë do të arrihet si normalizimi të jetë sa më parë, sa më efikas”.