Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka zhvilluar takim me disa biznesmen dhe investitorë potencialë nga Sllovenia.
Në takim u diskutua gjerësisht për fushat e mundshme të investimit në sektorët e mbrojtjes së mjedisit dhe në fushën e planifikimit hapësinor, me theks të veçantë u diskutuan mundësitë e investimit në projektet e trajtimit të ujërave të zeza dhe rehabilitimit të shtretërve të lumenjve.
U.d i ministrit, Ferat Shala, njoftoi bashkëbiseduesit me mendësitë e investimit në sektorët që mbulon MMPH-ja dhe për kornizën ligjore përkatëse.