Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka takuar ish- lugëtarin e UÇK-së, Selim Bujupin, të cilën e ka vlerësuar si një prej heronjve të heshtur të Kosovës.
Shala, ka thënë se Selimi ka marrë shumë plagë gjatë luftës. Por, sipas Shalës ati më shumë i rëndojnë plagët e shpirtit me padrejtësitë që po i bëhen UÇK-së.
Postimi i plotë:
Me Selim Bujupin – njërin prej heronjve të heshtur të Kosovës.
Selim Bujupi është njeri prej luftëtarëve të njësitit “Pëllumbi” që vuajti shumë, sepse pati fatin të marrë shumë plagë në trup. Por, pavarësisht vuajtjeve, Selimi kurrë nuk u ligështu, gjithmonë na dha zemër për ta vazhduar luftën deri në fund.
Plagët e Selimit kullojnë ende, por si gjithmonë, atij më shumë i dhembin plagët e shpirtit se sa të trupit.
Selim Bujupi sot është njëri nga heronjtë e gjallë të Kosovës, të cilët në heshtje po e vuajnë padrejtësinë që po i bëhet luftës së UÇK-së, me burgje e gjyqe pafund.