Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ferat Shala ka thënë se ka eksploduar një kazan në termocentralin Kosova A.
Zjarri dyshohet se ka ndodhur të premten.
“Eksplodim i kazanit ‘bojleri i Albinit’, në Termocentralin Kosova A, Blloku A4. Kjo i shkon për shtati mafisë energjetike, sepse tash na duhet import i energjisë!”, ka shkruar Shala në Facebook.