Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ferat Shala, tha se kjo parti nuk e përkrah Strategjinë e Qeverisë për energjinë, raporton Ekonomia Online. Kjo sipas tij, për shkak se kjo strategji është punuar keq.
Ai tha se Qeveria me thirrje emergjente për t’i votuar projektligjet nuk po lë mundësi të bashkëpunimit.
Shala e uroi kryeministrin Albin Kurti për rritje të pagës, ngase sipas tij, me votimin e Projektligjit për Pagat, ai do të marrë pagë më të madhe.
“Me votimin e projektligjeve i’u është rritur paga. Urime paga kryeministër. Ajo që po më duket jo normale është ardhja emergjente e ligjeve për energjinë, a ka mundësi që të na jepni kohë”.
“As gjysma e deputetëve nuk e kanë lexuar këtë projektligj sepse nuk kanë pasur kohë. Kryeministër nuk na ke lanë kohë që mos të japim as mendime profesionale në lidhje më këtë”.
“Një dokument kaq të keq nuk mund ta votojmë. Si parti Demokratike nuk mund të jemi bashkautorë të këtij dokumenti të keq”, tha ai.