Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala,ka thënë se në seancën e Kuvendit të Kosovës ka pasë shkelje pasi që sipas tij aty u mbyll seanca pa vendimmarrje, raporton Ekonomia Online.
“Sot ka pasë disa shkelje. E para Kuvendi nuk ka pranuar të trajtoj si çështje urgjente atë që urgjente e ka parë kryeministri. E dyta nëse diskutohet seanca nuk mund të përmbyllet pa vendimmarrje. Nëse nuk ka votim nuk mund të mbyllet ashtu siç e mbylli kryetari. Pengesë është se seanca është mbyllur pa të drejtë. Nuk mund të mbyllet pa votim. Seanca e re nuk mund të fillojë pa u njoftuar deputetët me shkrim”, k thënë Shala.