Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka dështuar, teksa kritika ka edhe për “ikje të përgjegjësisë dhe transparencës para qytetarëve”.
Deputeti i PDK-së ka thënë se mazhoranca nuk do të jetë e pranishme as seancën e jashtëzakonshme të të thirrur nga LDK-ja.
Kësisoj, Shala ka thënë se do të ikin edhe më 9 shkurt me votën e qytetarëve.
“Kjo Qeveri ka dështuar në çdo segment. Por, puna më e mirë që ka treguar se di ta bëjë është ikja. Ata ikin nga përgjegjësia dhe transparenca para qytetarëve. Ata kanë deklaruar se nuk do të vijnë as nesër në seancën e jashtëzakonshme të radhës për skandalet në KEK. Kështu, ngadalë por sigurt, do të ikin edhe më 9 shkurt me votën e qytetarëve”, ka shkruar Shala në Facebook.