Shamolli i MBPRZh-së, fermerëve: Skema është e mirë në aspektin financiar dhe zhvillimor

Pejë | 15 Nën 2024 | 12:47 | Nga Gzim Mujaj

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Departamentit të Politikave të Zhvillimit Rural në MBPRZH, Lulzim Shamolli, ka thënë se mbështetja për fermerët në vend është shumë e madhe, raporton Ekonomia Online.

Duke prezantuar Skemën e Granteve 2024-2027 me fermerët e Komunës së Pejës, Shamolli ka deklaruar se forma e mbështetjes ndahet në tri llote.

Ai u ka bërë thirrje që të interesuarit t’i shfrytëzojnë këtë skemë që sipas tij është e mirë edhe aspektin financiar dhe zhvillimor.

“Projekti që është prezantuar është bashkëfinancim i Ministri së Bujqësisë dhe GIZ-it. Ajo çka është me rëndësi që secili nga ju duhet që t’i shikoj llotet. I pari i ka 100 për qind mbështetje financiare. I dyti është 70 me 30 për qind po ashtu shumë i favorshëm për fermerët. 70 për qind është mbështetje e 30 për qind është vetëfinancim. Ndërsa lloti i tretë e ka përqindjen më të ulët të mbështetjes dhe ka kriter më të vështira, te tre llotet, e gjejnë veten bizneset. Kështu që e keni mundësin që t’i shfrytëzojnë skemën që është e mirë edhe aspektin financiar dhe zhvillimor”, ka thënë ai.

GIZ në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPRZH) kanë zhvilluar të premten me sesionet informative për Skemën e Granteve 2024-2027 në Komunën e Pejës.

Të ngjashme