Shan mjekët dhe hidhet nga kati i dytë i spitalit

Gjirokastër | 17 Pri 2017 | 12:00 | Nga

Zbardhet motivet që shtynë 63-vjeçarin nga Përmeti t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga kati i dytë i spitalit “Omer Nishani” në Gjirokastër dhe fjalët e fundit që u ka thënë pacientëve të tjerë. Prej disa ditësh, Gëzim Malkaj ndodhej i shtruar në dhomën 214 të Pavijonit të Kirurgjisë për shkak se vuante nga hernia inguinale, apo siç quhet ndryshe nga dhjami në rrëzën e kofshës; dhe priste t’i nënshtrohej në ndërhyrje kirurgjikale.

Por operacioni i tij ishte shtyrë për shkak të mungesës së anestezistëve.

Dëshmitarët në vendngjarje, dy pacientë që ndodheshin bashkë me të në dhomën e spitali, të cilët kanë parë gjithë skenën e tmerrshme, rrëfejnë momentin kur ka ndodhur ngjarja. Ata thotë se 63-vjeçari mëngjesin e djeshëm ka patur shqetësime të mëdha, dhe ankohej se kishte dhimbje të forta në zonën e poshtme rrëzë kofshës.

Madje, ai ankohej edhe për shërbimin e infermieres, e cila nuk po i përgjigjej për t’i bërë një qetësues.

Për shkak të gjendjes në të cilën ndodhej, Gëzimi, banor i fshatit Pacom në Përmet, është shprehur “Epo, këta të bëjnë t’u q** nënën dhe pastaj t’ia bësh bam vetes”.

E pas kësaj, i sëmuri u ka thënë edhe fjalët e fundit shokëve të dhomës: “Unë po shkoj se vetëm kështu do më pushojnë dhimbjet”.

Ata thonë se kanë tentuar të ndërhyjnë, por ka qenë e pamundur, pasi 63-vjeçari ka kaluar kangjellat e ballkonit të dhomës së spitali, dhe është hedhur me kokë.

Policia e Gjirokastrës ka shkuar në vendngjarje dhe ka marrë në pyetje pacientët e dhomës ku akomodohej viktima, por edhe stafin e spitalit. Sipas grupit hetimor, vdekja ka ardhur si pasojë e hedhjes nga ballkoni me lartësi 13 metra në kushtet e depresionit mendor. Sakaq, familjarët e të ndjerit thonë se do ta ndjekin ligjërisht çështjen që solli vdekjen e familjarit të tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme