ërfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës kanë takuar në Beograd drejtorin e Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë Marko Gjuriqin, të cilin e kanë siguruar se nuk do të marrin pjesë në asnjë qeveri ose koalicion që nuk pranon vullnetin legjitim të serbëve të Kosovës, 96 për qind e të cilëve kanë votuar për Listën Serbe, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës kanë takuar në Beograd, të enjten, drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë Marko Gjuriqin, me të cilin kanë biseduar për hapat e mëtutjeshëm pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit, që i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje.
Siç përcjell “TV Most”, serbët janë zotuar para Gjuriqit se nuk do të pranojnë statusin e qytetarëve të rendit të dytë dhe se nuk do të marrin pjesë në asnjë qeveri ose koalicion që mohon vullnetin legjitim të serbëve të Kosovës, 96 për qind e të cilëve kanë votuar për Listën Serbe.