Rakiqi pret fitoren e Listës Serbe

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 09:10 | Nga

Serbë të shumtë sot kanë filluar të votojnë në veriun e Mitrovicës. Për të votuar qysh herët në Shkollën e Mesme Teknike në veri ka ardhur edhe kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës, Goran Rakiq.

Serbë të shumtë sot kanë filluar të votojnë në veriun e Mitrovicës. Për të votuar qysh herët në shkollën e mesme Teknike në veri ka ardhur edhe kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës Goran Rakiq.

Ai pasi që ka votuar tha se pret fitoren e Listës Serbe në të gjitha komunat me shumicë serbe.

“Pres që gjithçka të shkojë mirë, pres dalje masovike për të votuar dhe pres fitore të Listës Serbe në të gjitha komunat me shumicë serbe. Sa i përket Mitrovicës pres fitore të Listës Serbe qysh në raundin e parë si në vitin 2013 dhe sonte po pres që të festojmë. Falënderoj qytetarët që kanë dal kaq herët dhe shpresoj që edhe gjatë ditës të dalin kështu”, tha Rakiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme