Shapiq rizgjidhet kryetar i Beogradit

Prishtinë | 24 Qer 2024 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Partisë Progresive Serbe (SNS), Aleksandar Shapiq, është rizgjedhur kryetar i qytetit të Beogradit.

Gjashtëdhjetë e katër nga 82 asamblistët votuan për zgjedhjen e tij.

Ai po ashtu kishte mbajtur këtë post mandatin e kaluar.

Gjatë takimit, Vesna Vidoviq, u zgjodh zëvendëskryetare, si dhe 13 anëtarë të Këshillit të Qytetit, sipas propozimit të Shapiqit.

Gjatë mbledhjes konstituive të Kuvendit më 21 qershor, mandatet e këshilltarëve të qytetit u verifikuan dhe Nikolla Nikodijeviq nga Partia Socialiste e Serbisë (SPS) u zgjodh për të katërtën herë me radhë si president i Kuvendit të Beogradit.

Më 24 qershor, lëvizja opozitare “Bëni Ndryshimin”, që ka më së shumti ulëse në mesin e opozitës, dorëzoi në Zyrën e Prokurorit të Lartë një padi penale ndaj presidentit të trupit të përkohshëm të qytetit të Beogradit, Aleksandar Shapiq, se po tenton të blejë mandatin e një asamblisti.

Anëtari i kësaj lëvizjeje, Milan Llutovac, tha se pas zgjedhjeve të fundit – kur ai garoi si pjesë e koalicionit “Serbia kundër dhunës” – SNS i ofroi ryshfet që mënyrë që kjo parti të kishte shumicën për të formuar koalicionin qeverisës në Beograd.

Në zgjedhjet e përsëritura lokale në Beograd më 2 qershor, koalicioni i SNS-së fitoi shumicën e votave.

Lista zgjedhore “Aleksandar Vuçiq – Beogradi nesër” ka 64 nga 110 ulëset në Kuvendin komunal.

Zgjedhjet u përsëritën, pasi në dhjetor asnjë grup nuk arriti shumicën për të formuar qeverinë lokale.

Të ngjashme