Shaqiri bëhet protagonist edhe në karikaturë

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Protagonist i karikaturës së ditës të Goal.com për ditën e hënë është futbollisti shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, për paraqitjen që bëri në derbin e djeshëm kundër Manchester Unitedit.

Përkundër që nuk u inkuadrua në lojë deri në minutën e 70′, kur hyri në vend të Naby Keitas, Shaqiri ishte padyshim protagonisti i kësaj ndeshje, pasi që dy golat e tij arritën t’ia sigurojnë fitoren skuadrës së Jurgen Kloppit.

Mesfushori i Zvicrës u transferua gjatë afatit kalimtar të verës nga Stoke City në Liverpool për 13.5 milionë euro. Këtë transferim, analisti i Sky Sports, Paul Merson, e ka vlerësuar si transferimin më të mirë të vitit për shkak të shumës së ulët të shpenzuar.

Shqiptari ka filluar ta dëshmojë talentin e tij në Anfield gjatë kohës së fundit, kur ka filluar të luajë më shumë për skuadrën e Jurgen Kloppit.

Në Premierligë, ai i ka shënuar pesë gola dhe i ka bërë dy asiste në 13 ndeshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme