Futbollisti Xherdan Shaqiri e ka uruar Distria Krasniqin për medaljen e artë të fituar në Lojërat Olimpike Tokio 2021.
Xhudistja Krasniqi garoi në kategorinë deri në 48 kilogramë dhe u tregua më e mira duke e rrëmbyer medaljen e artë, shkruan Gazeta Express.
Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri nëpërmjet një Insta Story e ka uruar për këtë sukses të madh Distrian.
“Urime Distria Krasniqi” – shkroi ai.
Kjo ishte medalja e dytë e artë olimpike për Kosovën, pas asaj të Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike të vitit 2016.