Xherdan Shaqiri e ka luajtur me dhe kundër disa prej futbollistëve më të mirë në botën e futbollit dhe në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër ish-skuadrës së tij, Bayern Munich, kosovarit i është kërkuar ta zgjedhë ekipin e tij të ëndrrave.
Shaqiri ka qenë pjesë e skuadrës historike të Bayern Munichut, e cila e fitoi tripletën më 2013, ndërsa sonte ai do të luajë ndaj ish-klubit të tij me Liverpoolin e tij në formë, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.
Befasisht, në formacionin e parapëlqyer të kosovarit të Zvicrës ndodhen vetëm dy bashkëlojtarë të tij te Liverpooli, ndërsa mungon golashënuesi më i mirë Mohamed Salah.
Virgil Van Dijk dhe Andy Robertson janë përfshirë nga Shaqiri në mbrojtje, bashkë me dyshen e Real Madridit, Dani Carvajal dhe Sergio Ramos.
Në formacionin e 27-vjeçarit janë tre lojtarë aktualë të Bayern Munichut, Manuel Neuer në portë, mesfushori kreativ Thiago Alcantara në mesfushë dhe Robert Leëandoëski në sulm.
Ekipi i ëndrrave i Xherdan Shaqirit: Manuel Neuer, Dani Carvajal, Virgil Van Dijk, Sergio Ramos, Andy Robertson, Luka Modric, Thiago Alcantara, Toni Kroos, Lionel Messi, Robert Lewandowski, Cristiano Ronaldo.