Ndonëse po përballet me lëndime të shpeshta, Xherdan Shaqiri po jep kontribut te gjiganti anglez, Liverpool. Ai të dielën startoi në derbin e madh ndaj Manchester Unitedit dhe kishte paraqitje të mirë. Luajti deri në minutën e 76-të në ndeshjen që përfundoi 0:0.
Për Shaqirin ishte ndeshje jubilare, e 50-ta me fanellën e Liverpoolit.
“Jam krenar që kam regjistruar paraqitjen e 50-të për Liverpoolin”, ka shkruar Shaqiri të hënën në rrjetet sociale.
Në këto 50 paraqitje ylli shqiptar i futbollit ka realizuar tetë gola e tetë asistime.
Këtë edicion Shaqiri ka vetëm nëntë paraqitje. Mungoi shumë për shkak të lëndimeve. Ka pesë paraqitje në Premier League, dy në Champions dhe nga një në dy kupat angleze.