Xherdan Shaqiri është duke i kaluar pushimet në Prishtinë
Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, tashmë gjendet në Prishtinë ku po i kalon pushimet verore. Gjatë ditës së sotme, Shaqiri, i cili shënoi golin më të bukur në Euro 2016, ka vizituar disa fëmijë në lagjen Tophane.
Lajmi është konfirmuar nga Faton Abdullahu, këshilltar për media i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa. Ai ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet Shaqiri i rrethuar nga disa fëmijë të asaj lagjeje.
Shaqiri gjatë ditëve të fundit ka vizituar Kosovën, para se të udhëtojë drejt Anglisë për t’i nisur përgatitjet për sezonin e ri me Stoke Cityn.