Xherdan Shaqiri është ndër lojtarët më të paguar në Liverpool dhe madje më i paguar se disa prej futbollistëve të pazëvendësueshëm në 11-shën e parë të Jurgen Klopp.
Ylli i Zvicrës nga Gjilani i Kosovës Shaqiri merr pagë më të lartë vjetore në Liverpool se bashkëlojtarët e tij titullarë Gini Wijnaldum, Andry Robertson dhe Tret Alexander-Arnold.
Shaqiri – i cili i ka bërë vetëm nëntë paraqitje për të kuqtë deri tani këtë sezon kryesisht si pasojë e lëndimeve – paguhet 80 mijë euro në javë, apo 4.16 milionë funte në vit dhe është i 14-të në listën e më të paguarve në skuadër.
Kjo nënkupton se ai është rezervisti më i paguar në skuadër pas Adam Lallana (5.72 milionë euro në vit), si dhe më shumë se lojtarët titullarë si Gini Wijnaldum (3.9 milionë funte në vit), Andry Robertson (2.6 milionë funte në vit) dhe Tret Alexander-Arnold (2.08 milionë funte në vit).
Liverpooli do t’i harxhojë 110 milionë funte gjatë këtij viti në paga të futbollistëve, me Mohamed Salah që është më i paguari me rrogë vjetore prej 10.4 milionë funte.
Roberto Firmino është i dyti më i paguari në skuadër me 9.36 milionë funte, bashkë me Virgil van Dijk me 9.36 milionë, po ashtu.
Jordan Henderson është i treti më i paguari me 7.28 milionë funte në vit.