Shaqiri pritet të jetë titullar ndaj Leicesterit

Prishtinë | 18 Nën 2020 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Xherdan Shaqiri nuk është paraqitur në asnjë ndeshje si titullar këtë edicion te Liverpooli në Premier League.

Këtë mundësi mund ta ketë të dielën duke e zëvendësuar në rolin e sulmuesit të krahut, Mohamed Salahun që do të mungojë për shkak të infektimit me koronavirus, ka njoftuar “liverpoolecho” të mërkurën.

Futbollisti kosovar i përfaqësueses së Zvicrës ka luajtur në dy ndeshje në elitën e futbollit anglez dhe në të dy takimet është inkuadruar nga stoli.

Ai këtë edicion në Angli ka kontribuar me një asistim, derisa dy ndeshje ka luajtur edhe në Ligën e Kampionëve si dhe një për Kupë.

29-vjeçari Liverpoolit i është bashkuar dy vjet më parë nga Stoke City dhe ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme