Xherdan Shaqiri është rikthyer në Zvicër me ekipin e tij Stoke City për një turne dhe është pritur si një yll i vërtetë, ashtu siç e meriton, shkruan ‘Blick’.
Shumë tifozë u zhgënjyen pasi nuk e panë në fushë kundër Xamaxit. Ai qëndroi në hotelin luksoz “Mirador” lart mbi Liqenin e Gjenevës, përcjell albinfo.ch.
Por, trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes ka premtuar se Shaqiri mund të luajë kundër Young Boys, në ndeshjen tjetër, që zhvillohet të mërkurën mbrëma nga ora 20:00 në Biel.
Shaqiri është shprehur se ndihet mirë dhe është trajnuar shumë kohët e fundit.
Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, me ekipin e Premier League, Stoke Cityn po marrin pjesë në turneun “Uhrencup” në futboll, që po zhvillohet nga 10-15 korrik në Biel të Zvicrës. Në turneu marrin pjesë përveç Stoke Cityt, edhe Young Boys nga Bernë, Benfica nga Lisbona dhe Xamaxi.