Ylli i ri i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka insistuar se “asgjë s’është e pamundur” teksa synon disa trofe me ekipin nga Anfieldi.
Reprezentuesi i Zvicrës kaloi sivjet te Liverpooli nga Stoke për 13 milionë funte. I mbushur optimizëm para ndeshjes së parë me West Hamin, Shaqiri shpreson të çojë trofeun e Ligës së Kampionëve edhe një herë.
“Për mua, asgjë s’është e pamundur. Mund të jemi gjithçka që duam të bëhemi. Mposhtëm Manchester Cityn në ligë dhe Ligën e Kampionëve sezonin e shkuar dhe mendoj se mund të mposhtim këdo në botë. Duhet të jetë ambicie jona që të garojmë me të mirët dhe të shkojmë në fushë kundër kujtdo me qëllimin të fitojmë dhe dominojmë. Synimi jonë është të fitojmë tituj sa më shumë që të mundemi. Ky është qëllimi i klubit dhe mezi po presim sezonin e ri. Kam ardhur për të fituar trofe. Mendoj se këtij klubi i duhet ambicia për trofe, të luajë për tituj dhe të jetë një nga ekipet më të mira të botës. Është një nga më të mirët në botë dhe tani po duam ta tregojmë këtë në fushë”, ka thënë ai për “The Guardian”.
Shaqiri mund të debutojë sot me Liverpoolin në Premier Ligë me fillim prej orës 14:30 në përballjen me West Ham United.