Ish numri një në renditjen botërore për femra në tenis, Maria Sharapova, i dha lamtumirën Indian Wells që në turin e parë.
Në turin e parë të Indian Wells, i konsideruar si një nga turnet më prestigjioze të sezonit të tenisit dhe i cili mbahet në Kaliforni të SHBA-së, u përballën tenistja 30 vjeçare ruse Sharapova me japonezen Naomi Osaka.
E radhitur në vendin e 44 në klasifikimin botëror, 20 vjeçarja e mposhti kundërshtaren me 2 sete nga 6-4.
Me 5 servime të humbura në përballje, 6 gabime çift dhe me pikët e fituara nga servimi i dytë, performanca e Sharapovës mbeti në 25 për qind.
Edhe në muajin e kaluar, në turneun Katar Open, Sharapova u mposht që në turin e parë nga rumunja Monica Niculesku me rezultat 2-1 në sete.