Për tre dekada, aktorja e bukur u ka thyer zemrat shumë meshkujve. Sharon Stone është sinonim i aktores në plotë kuptimin e fjalës, duke qenë protagoniste në shumë filma të kinematografisë amerikane.
E talentuar, e matur, sensuale dhe tërheqëse. Kjo është tashmë 60-vjeçarja dhe në paraqitjen e saj të fundit ka treguar se mosha është vetëm numër.
Biondina u paraqit në premierën e filmit ‘Pimp’ në Los Angeles e veshur me pantallona të zi të kombinuara me një xhemper të verdhë gjersa në kokë mbante edhe një kapele.
Aktorja nuk e ka ekzagjeruar me veshjen duke u shfaqur e thjeshtë gjersa buzëkuqi vetëm sa theksoi “bukurinë e saj të përjetshme”.
“Kur kthehem pas në karrierën time, mendoj se nuk e kam idenë se isha e bukur”, kishte deklaruar javë më parë Sharon.
Ndryshe, aktoren do ta shohim edhe në disa projekte të reja filmike gjatë vitit të ardhshëm.