Sharon Stone është beqare – dhe duket se ajo është në rregull me këtë.
“Unë mendoj se nuk duhet të kërkohet dashuria. Mendoj se dashuria vjen në jetën e njerëzve në mënyrë magjike”, ka thënë aktorja 59 vjeçare.
Stone ka thënë poashtu se e ka edhe pak problem një lidhje të dashurisë, për faktin se ka tre fëmijë.
“Unë kam shumë dashuri për fëmijët e mi. Kam tre fëmijë të vegjël, dhe ndoshta kjo edhe i bën meshkujt që të mendojnë se është e vështirë të jenë në lidhje me mua, duke shtuar edhe faktin se në mënyrë automatike bëhen prindër të tre fëmijëve”, ka thënë tutje ajo.
Stone ka thënë poashtu se ajo është në rregull me faktin se është beqare.
“Jam OK me këtë, është shumë më interesante të kem dashuri të pastër dhe të vërtet më familjen dhe miqtë e mi”.
Më herët këtë muaj, ajo kishte treguar edhe për vështirësitë e të pasurit fëmijë vetë, duke pasur shumë abortime para se ajo ta adoptojë djalin e saj të parë Roan në vitin 2000.