“Sharr Travel” me super oferta për të vizituar bregdetin e Shqipërisë

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 10:20 | Nga Resa Ballazhi Jahiri Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosovarët mund të kalojnë pushime në bregdetin e Shqipërisë me çmime shumë të volitshme e këtë e ofron kompania turistike në vend, “Sharr Travel”. Pronari i kësaj kompanie, Ruzhdi Kurtishaj, në një prononcim për Ekonomia Online, ka treguar se këtë vit ofertat janë me çmime shumë të ulëta dhe mundësi e mirë për të gjithë.

“Ofertat janë shumë të lira, ku mund të pushohet të vizitohen vende te ndryshme si vendet e trashëgimisë kulturore. Paketat turistike janë shumë të mira, ku qytetari nuk mund të qëndroj vetëm ne Hotel, por me atë paketë mund të vizitoj vende të ndryshme, si Vlora, Beratin, Durrësin, Butrintin, Ksamilin, Pogradecin, Korçën, Elbasanin, Tiranën dhe të gjitha vendet që janë të vizituara edhe nga turistët e huaj”, thotë ai.

Qytetarët, sipas tij po i mirëpresin ofertat ngase kanë nevojë  të largohen nga stresi i përditshëm.

“Sigurisht që ofertat janë të lira dhe qytetarët që kanë një depresion nga situata e krijuar nga Pandemia po kalojnë kohë të mirë atje. Këto oferta, qytetarët u shohin si mundësi të mirë për t’u larguar pak nga stresi i përditshëm dhe është mundësi e mirë për të dal dhe për të marr rreze dielli”, tha Kurtishaj për Ekonomia Online.

Megjithatë, qytetarët sipas tij shprehin interesim edhe për numrin e rasteve të prekur me Covid 19, që janë në Shqipëri.

 “Qytetarët pyesin për numrin e rasteve në Shqipëri. Si është gjendja atje a ka rast. Ekziston një panik, por në anën tjetër kërkesat janë në rritje, për shkak se në Shqipëri po ndodhë edhe vaksinimi anti-Covid masiv dhe kjo është diçka e mirë. Shqipëria po ecë shumë mirë në menaxhim te situatës. Dhëntë Zoti që edhe ne si Kosovë të vaksinohemi ne tërësi dhe të mos kemi telashe”, shprehet ai.  

Pandemia ka ndikuar shumë në të gjitha sektorët. Por atë të turizmit siç thotë Kurtishaj e ka ngulfatur.

“Jemi në buzë te falimentimit, patëm një vit tepër të vështirë në 2020 sepse askush nuk dinte se si të veprohej. Por u bëmë bashkë, punuam ngushtë dhe arritëm të mbijetojmë. Dëmtimi ekonomik për këtë sektor është shumë i madh”, thotë ai.

Ndër të tjerash ai shpreson se këtë vit do të mund të mund të ia dalin duke shpresuar që edhe situata të jetë në kontroll.

Për më tepër, ai tregon se “Sharr Travel” ka përgatitur oferta nga më të ndryshmet për muajt në vazhdim, ku ofertat do të jenë më të lirat në vend.

Të ngjashme