Më 4 prill 2026, në ora 06:30, kompania Sharr Travel ka shënuar nisjen zyrtare të sezonit veror, duke organizuar një valë të madhe udhëtimesh drejt bregdetit shqiptar. Me gjithsej 5 autobusë dhe mbi 500 udhëtarë, kjo nisje konfirmon interesimin e madh të qytetarëve për pushime në Shqipëri.
Kjo iniciativë vjen në kuadër të sloganit veror të kompanisë, “Vera thërret – Shqipëria të mirëpret”, i cili tashmë po reflektohet në kërkesën e lartë për rezervime.
Sipas z.Kurtishaj, këtë vit fokusi është vendosur në rritjen e cilësisë dhe komoditetit gjatë udhëtimeve. Kompania ka investuar në autobusë të gjeneratës së fundit VIP, si dhe në staf profesional, duke synuar që çdo udhëtim të jetë sa më i rehatshëm dhe i sigurt për klientët.
Destinacionet kryesore për këtë sezon mbeten qytetet bregdetare si Durrësi, Vlora, Saranda, Shëngjini dhe Ulqini, të cilat vazhdojnë të jenë ndër më të preferuarat për pushime verore.
Një risi e veçantë për këtë vit është ofrimi i internetit falas përmes Starlink në të gjithë flotën e autobusëve, duke e bërë Sharr Travel ndër kompanitë e para në Ballkan që implementon këtë shërbim në mënyrë të plotë.
Po ashtu, kompania ka lansuar edhe një kampanjë promocionale me -10% zbritje për rezervimet online, ku klientët mund të përfitojnë duke përdorur kodin PRILL10 për një sërë destinacionesh rajonale dhe ndërkombëtare.
Në kuadër të ofertave verore, Sharr Travel ka prezantuar edhe mundësinë e pagesës me këste, duke bashkëpunuar me platforma financiare si Star Card dhe OneFor, si dhe me hotele të njohura në bregdetin shqiptar.
Nisjet e radhës janë planifikuar për datat 11–13 prill dhe 1–3 maj, ndërsa interesimi për këto data tashmë është në rritje.
Në fund, kompania falënderon të gjithë klientët për besimin dhe u uron rrugë të mbarë të gjithë udhëtarëve që kanë nisur pushimet e tyre, duke i ftuar të gjithë të përfitojnë nga ofertat dhe të rezervojnë me kohë për sezonin veror.