“Sharrcemi” implementon Paktin evropian për rininë me Programin e Praktikes

Hani i Elezit | 18 Kor 2016 | 15:42 | Nga

Kompania “Sharrcem” si pjesë e Grupit Titan i është bashkuar Paktit Evropian për Rininë, një program i iniciuar nga CSR-Evropa, e cila ka për qëllim rritjen e punësimit të të rinjve në Evropë, duke zhvilluar dhe konsoliduar partneritete ndërmjet bizneseve dhe sektorit të Arsimit, si dhe duke zbatuar praktikën dhe programe për trajnime profesionale, në mesin e iniciativave tjera.

Programi është prezantuar në samitin e ndërmarrjeve 2020, i cili është mbajtur në Bruksel më 17 nëntor 2015. Si një veprim kuptimplotë, “Sharrcem”-kompani e Grupit TITAN, ka iniciuar një program të praktikës, duke ofruar 26 pozita.

Përzgjedhje e kandidatëve të këtij programi të praktikës në Sharrcem është bërë në bazë të kritereve të korporatës dhe studentët të cilët janë përzgjedhur do t’i bashkohen Programit të Praktikës duke filluar nga data 19 Korrik 2016.

Praktikantët do të ndahen nëpër departamente të ndryshme varësisht nga orientimet e tyre profesionale. Kohëzgjatja e programit të praktikës është dy muaj dhe praktikantët do të marrin në shumë mujore simbolike.

Përkushtimi i kompanisë “Sharrcem” për modernizimin e fabrikës dhe angazhimeve tjera në komunitet ka bërë që me datën 25 prill 2016, “Sharrcem” është certifikuar me certifikatën për standardin – SA 8000, (Standardi, Llogaridhënia Shoqërore – SA 8000).

Ky standard mbështet përgjegjësinë sociale dhe llogaridhënien duke siguruar zbatimin e sistemeve të besueshme të dizajnuara për të mbrojtur njerëzit dhe komunitetet e tyre.

Kjo është arritje jo veç e “Sharrcemit”, por mbi të gjitha e komunës së Hanit të Elezit dhe qytetarëve të saj, me që “Sharrcem” është një ndër të parat por edhe ndoshta e vetmja kompani në Kosovë e certifikuar me këtë standard.

sharrcem

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme