Shatri e Haxhiu takojnë studentët e Fakultetit të Mjekësisë: Investimi në arsim është investim në të ardhmen

Prishtinë | 03 Qer 2026 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete Albulena Haxhiu bashkë me kandidatin tjetër për deputet Metë Shatri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, janë takuar të martën me studentë të Fakulteti të Mjekësisë.

Haxhiu përmes një postimi në profilin e saj ën rrjetin social Facebook, ka shkruar se në këtë takim diskutuan për mbështetjen që u është ofruar studentëve gjatë viteve të fundit, por edhe për mënyrat se si kjo mbështetje mund të fuqizohet dhe zgjerohet në mandatin e ardhshëm.

Sipas Haxhiut, investimi në arsim dhe në rininë tonë është investim në të ardhmen e Kosovës.

Postimi i saj i plotë:

Së bashku me kandidatin për deputet, Metë Shatri, zhvilluam një takim të përzemërt me studentë të Fakultetit të Mjekësisë, profesionistët e ardhshëm shëndetësor.

Diskutuam për mbështetjen që u është ofruar studentëve gjatë viteve të fundit, por edhe për mënyrat se si kjo mbështetje mund të fuqizohet dhe zgjerohet në mandatin e ardhshëm. Studentët dhe të rinjtë kanë qenë prioritet i qeverisjes sonë që nga dita e parë. Arsim publik falas, bursa për ata që studiojnë në fushat STEM dhe së fundmi edhe bursat përmes programit “Mobiliteti për Studentë”, ku mbështeten studentët në nevojë që ndjekin studimet në një lokacion tjetër nga ai ku jetojnë.

Investimi në arsim dhe në rininë tonë është investim në të ardhmen e Kosovës.

Të ngjashme