Ekonomisti Haki Shatri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zbuluar planet e koalicionit PDK-AAK-Nisma për buxhetin e Kosovës. Ai ka thënë se ky koalicion, që kandidat për kryeministër ka Ramush Haradinajn, ka politika fiskale zgjeruese.
“Kjo nënkupton se do të vazhdojmë ta zgjerojmë kapacitetin buxhetor të vendit, pa e rrezikuar standardin e qytetarëve dhe shansin e bizneseve për zhvillim”, ka thënë Shatri në RTV 21.