“Ky vendim pasqyron situatën që përkeqësohet në Venezuelë si dhe konkluzionin se prania e personelit diplomatik në ambasadën amerikane është bërë një pengesë në politikën e SHBA-ve”, tha Pompeo
Qeveria e SHBA-ve këtë javë do të tërheqë të gjithë personelin e saj diplomatik nga Venezuela.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetin social ka thënë: “SHBA këtë javë do të tërheqë të gjithë personelin nga ambasada e saj në Venezuelë. Ky vendim pasqyron situatën që përkeqësohet në Venezuelë si dhe konkluzionin se prania e personelit diplomatik në ambasadën amerikane është bërë një pengesë në politikën e SHBA-ve”.
Departamenti Amerikan i Shtetit, në janar udhëzoi personelin diplomatik në ambasadën e SHBA-ve në Venezuelë që të largohet nga vendi, por njoftoi se personeli i nivelit të parë do të vazhdonte detyrën.
Ky vendim ishte dhënë për shkak të vështirësisë në ofrimin e sigurisë për rreth 150 personat që punonin në përfaqësitë diplomatike amerikane në Venezuelë. Pavarësisht kësaj ishte potencuar se ambasada në Caracas do të vazhdonte të mbetet e hapur.