ShBA, Franca dhe Britania njoftojnë aleatët e NATO-s për operacionin në Siri

Prishtinë | 14 Pri 2018 | 12:56 | Nga

Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania do të njoftojnë të dërguarit e NATO-s lidhur me sulmet ajrore të koordinuara drejt Qeverisë siriane, ka thënë një zyrtar i aleancës.

Takimi i 29 ambasadorëve në NATO pritet të fillojë rreth orës 13.

NATO nuk është përfshirë në sulme, mirëpo Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg ka thënë të shtunën përmes një deklarate se ai mbështet sulmet.

“Ky hap do të kufizojë kapacitetin e regjimit për të kryer sulme me armë kimike kundër popullit sirian”, ka thënë ai.

Ndërkohë presidenti rus, Vladimir Putin ka kundërshtuar veprimin e ShBA-së dhe aleatëve të saj duke kërkuar mbajtjen e një takimi urgjent në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai e ka cilësuar këtë hap si “akt të agresionit kundër shtetit sovran që po konfrontohet me terrorizmin”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme