I riu i cili është akuzuar për përhapje të zjarrit pyjor në shtetin Oregon të SHBA-ve gjatë vitit të kaluar, dënohet me gjobë prej 36.,6 milionë dollarësh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjykatësi John Olson vendos që i riu 15 vjeçar, i cili ka shkaktuar djegien e 19 mijë e 500 hektarë tokë pyjore, të dënohet me gjobë prej 36,6 milionë dollarësh.
Avokati i të riut, emri i të cilit nuk u shpalos, u shpreh se ky vendim është një “absurditet”. U theksua se gjoba është në përgjegjësi të të riut, e jo të familjes së tij e cila ka shkuar në SHBA nga Ukraina në vitin 2000.
Në një deklaratë nga gjykata thuhet se i riu nuk e ka mundësinë e pagimit të një vlere të tillë dhe se do të bëhet një plan për pagesën.
Zjarri i përhapur gjatë muajit shtator në Oregon, ishte zbuluar se është shkaktuar nga një fishekzjarr.