Pentagoni i ka hedhur poshtë insinuatat ruse se forcat e Shteteve të Bashkuara ishin të involvuara në sulmet me aeroplan pa ekuipazh kundër bazës ajrore të Rusisë dhe kapacitetit detar të saj, në pjesën perëndimore të Sirisë.
Zëdhënësi i marinës amerikane, Adrian Rankine-Galloway, tha mbrëmë se “çfarëdo sugjerimi se Shtetet e Bashkuara ose forcat e koaliconit, kanë luajtur rol në një sulm në bazën ruse, është pa kurrfarë baze në fakte dhe është krejtësisht i papërgjegjshëm”.
Këto komente janë bërë pasi Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka theksuar “një koincidencë të çuditshme” e një aeroplani të inteligjencës ushtarake amerikane, qëkishte flturuar mbi Mesdhe, afër bazës ajrore, Hmeimim, dhe kapacitetit detar, Tartus, në momentin e sulmeve.
Kjo deklaratë u bë një ditë pasi Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se 13 aeroplanë pa ekuipazh të armatosur, ishin përdorë për sulm në kapacitetet ruse në Hmeimim dhe Tartus, gjatë natës më 5 dhe 6 janar.
Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, pat njoftuar se sulmet ishin kryer nga grupet islamike kryengritëse, që operojnë në provincën Latakia, ku gjendet baza Hmeimim, ka raportuar agjencia AP.