Shtetet e Bashkuara nuk do të frikësojnë rivalët e mundshëm dhe ne, si amerikanë do të luftojmë për interesat e tyre, si dhe interesat e aleatëve anembanë botës, tha admirali James Fogo, komandant i Forcave Detare të SHBA-së në Evropë dhe Afrikë.
Ai këto komente i bëri me rastin e vendosjes së dy bartësve të aeroplanëve në Detin Mesdhe, në përgjigje ndaj shtimit të aktivitetit të forcave ruse në kufijtë e zonës së NATO-s.
Për herë të parë nga viti 2016, SHBA vendosi dy bartës të avionëve të klasës Nimic, duke i treguar Moskës se SHBA nuk do të tërhiqet nga kjo zonë e rëndësishme gjeopolitike, transmeton Ksp.
CNN ka pasur qasje ekskluzive në operacionet e transportuesit të avionëve, të cilat shërbejnë për të përmirësuar koordinimin ndërmjet dy grupeve që përbëhen nga disa anije dhe deri në 120 avionë.
Rusia po angazhohet gjithnjë e më shumë në forcat e saj në shumë vende ku ka përplasje diplomatike me Shtetet e Bashkuara, raporton CNN, duke shtuar se Siria mban një prani të madhe ushtarake dhe është afër nënshkrimit për dhënie me qira afatgjate të portit Tartus, ku forcat e saj detare janë tashmë në vend.
Marina ruse ka përmirësuar ndjeshëm portin e Sevastopolit në Krime, dhe ka vendosur anije të reja atje dhe ka përmirësuar nëndetëset e saj. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj thonë se Rusia është duke u bërë më e guximshme dhe duke përforcuar praninë e saj në Atlantik dhe Arktik.