Departamenti Amerikan i Shtetit akuzoi Moskën për shkelje të lirisë së shtypit dhe pavarësisë së mediat, pasi një gjykatë ruse gjobiti radion Evropa e Lirë, një media e sponsorizuar nga ShBA-ja.
Radioja u dënua ditën e enjte nga gjykata, me argumentin se kishte shkelur ligjin e “agjentit të huaj”, ndërsa masa ndëshkimore ishte gjoba me rreth 1585 dollarë. Ky dënim u përshkrua nga transmetuesi thjesht si hapi i fundit i një fushate të ndërmarrë kundër saj nga ana e Moskës.
“Qeveria ruse vazhdon të pengojë lirinë e shtypit dhe pavarësinë e medias. Ne dënojmë dënimin selektiv të Radios Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës, sipas ligjit të Rusisë mbi mediat e agjentëve të huaj”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert.
Rusia përcaktoi RFE/RL dhe Zërin e Amerikës si “agjentë të huaj” në muajin dhjetor. Sipas këtij përcaktimi, rusët duhet të përfshihen në çdo informacion që këta transmetues publikojnë ose transmetojnë në audiencën ruse.