Tre anëtarë të tjerë të dyshuar të një grupi neo-nazist janë arrestuar në Gjeorgjia të SHBA-së, thonë autoritetet, në atë që duket se është operacion kombëtar.
Arrestimet u bënë në të njëjtën ditë kur tre anëtarë të dyshuar të të njëjtit grup u arrestuan në Maryland dhe Delaware. Të gjashtë burrat janë raportuar si anëtarë të grupit supremacist të bardhë, ‘The Base’, transmeton KTV.
Një nga të arrestuarit ishte një rezervist i ushtrisë kanadeze i cili ishte zhdukur për disa muaj, pasi kishte ikur nga Kanadaja.