Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë rënë dakord se për çdo marrëveshje tregtare që përfshinë krijimin e “zyrave të zbatimit”. Këtë e ka konfirmuar sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.
Mnuchin duke folur për CNBC, tha se ka progres në bisedime, duke përfshirë një përafrim “produktiv” me zëvendëskryeministrin e Kinës, Liu He.
“Ne kemi rënë dakord për një mekanizëm zbatimi, pra jemi pajtuar që do të hapim zyra të zbatimit që do të merren me çështjet e radhës”, tha Mnuchin, duke shtuar se ka ende çështje të rëndësishme që duhet të adresohen.
Ai nuk pranoi të komentoj se kur do të hiqen tarifat amerikane prej 250 miliardë dollarësh për mallrat kineze.
Së fundmi, presidenti Donald Trump tha se një marrëveshje mund të jetë gati rreth fundit të muajit prill, por Mnuchin nuk pranoi të vendosë një afat kohor mbi negociatat.
“Sapo ne do të jemi gati, ai [Trump] do të jetë i gatshëm të takohet me Presidentin Xi [Jinping]. Ne nuk do të vendosim një afat përfundimtar arbitrar”, shtoi ai.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë që Kina të zbatojë reforma të rëndësishme për të frenuar vjedhjen e pronës intelektuale amerikane dhe për t’i dhënë fund transferimeve të detyruara të teknologjisë nga kompanitë amerikane në firmat kineze.