Zyrtarë nga ShBA-të kanë deklaruar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia, kanë arritur nje marrëveshje për armëpushim në pjesën jug-lindore të Sirisë.
Ky armëpushim është thënë që do të hyj në fuqi më 9 korrik në mesditë, në kohë lokale.
Në lidhje me këtë armëpushim është folur qysh kur është bërë e ditur që Presidenti Donald Trump do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Ndërsa zyrtarët amerikan nuk ishin të autorizuar të diskutojnë për këtë armëpushim publikisht, mirëpo kanë dhënë informacione në kushte anonimiteti, shkruan CNBC.
Kujtojmë që ShBA-të dhe Rusia kanë mbështetur palë të kundërta në konfliktin në Siri.