Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ai dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump, i kanë urdhëruar ministrat e jashtëm për t’i nisur konsultimet lidhur me kontrollin e armëve bërthamore.
Duke folur pas Samitit të G20-ës në Osaka të Japonisë, Putini tha: “Ne nuk mund të themi nëse kjo do ta sjellë zgjatjen e afatit të marrëveshjes “Start”, duke iu referuar traktatit për kontrollin e armëve bërthamore, i cili përfundon në vitin 2021.
Në anën tjetër, presidenti amerikan, Donald Trump, i cili foli në në vend tjetër para gazetarëve, tha: “Kemi folur shumë për kontrollin e armëve”.
Një gjë e tillë është konfirmuar përmes një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë. “Presidentët janë pajtuar që të dyja shtetet t’i vazhdojnë diskutimet për kontrollin e armëve, ku presidenti Trump e theksoi nevojën për përfshirje të Kinës në këto negociata”, thuhet në këtë deklaratë.
Kontrolli i armëve bërthamore është bërë çështje shqetësuese për politikën botërore pasi Uashingtoni e akuzoi Moskën për shkelje të traktatit për armë bërthamore me rreze të mesme, me ç’rast u tërhoq nga marrëveshja, shkruan “Free Europe”.