ShBA-ja do t’i anulojë vizat për studentët e huajë, nëse mësimet kalojnë online

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Studentët e huajë nuk do të lejohen të qëndrojnë në SHBA këtë vjeshtë nëse universitetet e tyre kalojnë me mësime plotësisht online, shkruan BBC. Mund të qëndrojnë vetëm në rast se kalojnë në ligjëratat që ndiqen drejtpërdrejt nga klasa.

Agjencia e SHBA-së për Imigracion dhe Dogana (ICE), ka thënë se personat do të përballen me depërtim nëse nuk i përmbahen rregullave.

Shumë universitete kanë kaluar në mësime online për shkak të pandemisë së koronavirusit. Nuk është ende e qartë se sa studentë do të preken nga ky vendim.

Një numër i madh i studentëve të huajë udhëtojnë në SHBA [do vit për të studiuar dhe janë burim i madh i të hyrave për universitetet.

Havardi ka njoftuar se gjitha kurset do të mbahen online kur studentët të kthehen në vitin e ri akademik, përfshirë edhe për ata që jetojnë në kampus të universitetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme