ShBA-ja ekzekuton vrasësin e pesëfishtë

Prishtinë | 18 Kor 2020 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Qeveria amerikane i ka injektuar tretësirën vdekjeprurëse një ish-studenti të kimisë që u dënua për vrasjen e pesë personave, duke e ndërmarrë ekzekutimin e tretë të tillë brenda një jave.

52-vjeçari Dustin Honke ishte dënuar për vrasjen e dëshmitarëve kryesorë në rastin gjyqësor kundër tij lidhur me abuzimin me narkotikë.

Ai u ekzekutua me injeksionin vdekjeprurës në burgun Qendrën korrektuese të Terre Hautes, në Indiane.

Ky është rasti i tretë i zbatimit të dënimit kapital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas afro 20 vjetësh. Ekzekutimet rinisën gjatë kësaj jave, pasi gjykata Supreme e SHBA-së votoi në favor të dënimeve kapitale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme