Një anëtarë i Kongresit, që po heton përpjekjet e Rusisë për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në ShBA,ka udhëtuar për në Qipro, për të hetuar operacionet e shpëlarjes së parave, që mund të jenë përdorur nga Kremlini.
Qiproja prej kohësh përdoret si strehë për rusët e pasur për të fshehur fondet e tyre. Në Qipro dyshohet se Rusia ka shpërlarë miliona dollarë, si pjesë e fushatës së tyre për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale.
“Llogaritë offshore, si ato që janë përdorur në Qipro, janë një prej shumë mjeteve që Kremlini përdor për të ushtruar ndikim jashtë vendit”, ka thënë përfaqësuesi demokrat Mike Quigley, i cili është anëtarë i Komitetit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve në ShBA.
“Udhëtimet e tilla i ndihmojë Komitetit tonë që të vazhdojë t’i lidhë pikat specifike të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhje dhe aktiviteteve të tjera që kanë ndërmarrë në mbarë botën”, ka thënë ai, duke e quajtur udhëtimin e tij si “informativ dhe në kohën e duhur”.
Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin se ka organizuar fushatën e sulmeve kibernetike dhe dezinformuese, që rezultati i zgjedhjeve të nëntorit të shkojë në favor të republikanit, Donald Trump.