Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se SHSKUK-ja ka pranuar një donacione me pajisje mbështetëse për oksigjen, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se ky donacion plotëson kërkesën e parashtruar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Postimi i plotë i tij
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta mbështesin shëndetësinë e vendit tonë. Donacioni i radhës janë pajisje mbështetëse për oksigjen dhe plotëson kërkesën e parashtruar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Bashkë me Kolonel, Stephen A. Rose dhe Major, Courtney Olson morëm pjesë në pranim-dorëzimin e këtij donacioni.
Përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake, ShBA-ja na ka dhuruar pajisje të ndryshme si respiratorë̈, pajisje termo-skanerë, pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor po edhe ndihma të tjera.
Kosova është e bekuar me miqësinë e Amerikës.
Ju faleminderit, Kolonel Rose!
Ju faleminderit, Major Olson!