ShBA-ja i dhuron Shqipërisë 3,500 komplete testimi për COVID-19

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar për Shqipërinë 3,500 komplete testimi për coronavirus.


Lajmin e ka dhënë ambasada e SHBA në Shqipëri e cila thotë se testet tashmë janë dorëzuar te autoritetet shëndetësore.

“3.500 komplete testimi për COVID të financuara nga qeveria amerikane, kanë mbërritur në Shqipëri dhe janë dorëzuar në ISHP! Këto komplete testimi janë pjesë e kontributit të përgjithshëm Amerikan për të mbështetur reagimin e Shqipërisë ndaj COVID-19. Duke punuar me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë këto komplete testimi do të ndihmojnë në zbulimin e rasteve si dhe gjurmimin e rasteve te lidhura me to”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga ambasada amerikane.

Të ngjashme