ShBA-ja i jep mbi 2 milionë dollarë Shqipërisë për luftimin e Coronavirusit

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar mbi 2 milionë dollarë për Shqipërinë për të përballuar pandeminë e Coronavirusit.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Yuri Kim, tha se kjo shifër u arrit pas shifrës më të fundit, prej 900 mijë dollarësh, siguruar nga qeveria amerikane për vendin tonë.

Sipas saj, këto fonde janë dhënë për laboratorë, gjurmimin e rasteve dhe ndihmën teknike.

Në total, thekson Kim, Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Shqipërinë me 700 milionë dollarë që prej vitit 2000.

“Do të qëndrojmë gjithmonë krah miqve tanë dhe do të udhëheqim luftën kundër kërcënimeve globale”.

Në përmbledhjen e Departamentit të Shtetit thuhet se në 20 vitet e fundit, nga e gjithë shuma prej gati 700 milionë dollarësh që Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri, gati 52 milionë dollarë kanë shkuar për shëndetësinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme