SHBA-ja mbështet hetimet e iniciuara nga kryeministri për deportimin e gylenistëve

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 15:54 | Nga

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, duke komentuar për incidentin e fundit mes Kosovës dhe Turqisë, i tha Zërit të Amerikës se SHBA-ja është e inkurajuar për faktin që institucionet shtetërore të Kosovës kanë njoftuar vendosmërinë e tyre për të shqyrtuar këtë ngjarje dhe për të përmirësuar garancitë procedurale për mbrojtjen e të drejtave në bazë të procesit ligjor.

Transparenca dhe angazhimi ndaj procesit të rregullt ligjor dhe sundimit të ligjit, – tha zëdhënësi, – janë jetike për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe për aspiratat euro-atlantike.

Për pyetje të tjera, – tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, – mund t’i drejtoheni qeverive të Kosovës dhe Turqisë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme