ShBA-ja: Mundësia për luftë me Korenë e Veriut po rritet çdo ditë

Prishtinë | 03 Dhj 2017 | 11:14 | Nga

Këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, HR McMaster ka deklaruar se ShBA është në mëdyshje të madhe për të trajtuar kërcënimin që vjen nga Koreja e Veriut.

“Potenciali për luftë po rritet çdo ditë, por konflikti i armatosur nuk është zgjidhja e vetme”, tha zyrtari i lartë në një forum.

Komentet e tij erdhën tre ditë pasi Koreja e Veriut zhvilloi testin e parë të raketave balistike në dy muajt e fundit, në kundërshtim me rezolutat e OKB-së.
Raketat e fundit fluturuan më lart se ato që Kim Jong-un kishte testuar më parë, dhe ra në ujërat japoneze..

Pentagoni raportoi gjithashtu se po bënte kërkime në bregun perëndimor të Amerikës për të vendosur mbrojtje shtesë, mes pretendimeve të Koresë së Veriut se raketa e saj e fundit mund të arrinte në të gjitha qytetet e Shteteve të Bashkuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme