ShBA-ja ndërton një qytet ushtarak në Korenë e Jugut

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 08:54 | Nga

Ndërsa Koreja e Veriut ka intensifikuar testet balistike, Shtetet e Bashkuara kanë hapur një bazë të re ushtarake në Korenë e Jugut.

Bëhet fjalë për një “qytet të vogël” amerikan që ka kushtuar 11 miliardë dollarë, i pajisur mes të tjerash me 4 shkolla, 5 kisha, dyqane të markës “Taco Bell” dhe “Burger King”.

“E kemi ngritur nga hiçi. Punimet do të përfundojnë në vitin 2021”, ka deklaruar kolonel Scott W. Mueller, komandant i garnizonit Camp Humphreys.

Baza në fjalë është një ndër projektet më të mëdha të infrastrukturës ushtarake jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara.

Sipas “Washington Post”, ky projekt është realizimi i një dëshire të hershme të ushtrisë amerikane për të spostuar selinë qendrore të tyre jashtë Seulit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme