Ushtria amerikane ka dërguar ndihmë ajrore për të ndihmuar Indonezinë për të kërkuar nëndetësen e zhdukur me 53 persona në ekuipazh, njofton BBC.
Autoritetet indoneziane vlerësojnë se u kanë mbetur vetëm disa orë për të gjetur nëndetësen e marinës para se të mbarojë oksigjeni.
KRI Nanggala 402 u zhduk të mërkurën gjatë stërvitjeve në brigjet e Bali. Nëndetësja e ndërtuar në Gjermani bëri një manovër stërvitore, para se të dështonte të ngrihej lartë dhe është humbur kontakti.
Në ndërkohë, një rrjedhje e naftës në afërsi ku është zhytur nëndetësja mund të kuptohet se është dëmtuar serbatori, apo mund të jetë edhe sinjal nga ekuipazhi.
Nga marina e Indonezisë besohet se nëndetësja është zhytur në thellësi deri afro 700 metra. Widjojono ka thënë se çdo zhytje më e thellë se 500 metra mund të jetë fatale.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ka thënë se SHBA-ja ishte “thellësisht të trishtuar” nga kthesa e ngjarjeve.